Karriera e suksesshme dhe stabiliteti në punë

Karriera e suksesshme

Që të arrihet sukses i dëshiruar në karrierë padyshim se duhet ta orientojmë vetën dhe të kemi një plan se ku do të arrijmë.  Ndërsa si hap i parë që duhet ndërmarr duhet menduar se në cilën kompani apo institucion të angazhoheni e që përket me profesionin e pwrcatuar. Kur e them përcaktimin e kompanisë/institucionit mendoj që duhet shikuar me synin profesional se a është vendi i duhur ku mund të filloi karrierën në profesionin që jeni përcaktuar .  Një element kryesor në këtë drejtim kur jemi tek fillimi i karrierës mendoj se duhet përjashtuar faktoi page, pra asnjëherë të mos përzgjidhet vendi i punës ku paga të shtyn marrjen e vendimit.

Nëse është filluar mbarë bazuar në këta faktor rëndësi e veçantë mendoj se duhet kushtuar stabilitetin brenda kompanisë, duke pretenduar marrjen e përgjegjësive në punë ngase kështu vjen edhe deri tek ngritja në pozitë. Personalisht kur jam përcaktuar që karriera ime do të vazhdoj në fushën Marrëdhënie me Publik, kam bërë një plan se ku janë mundësitë që të filloj në këtë fushë si një fillestare dhe pa e mëndu anën financiare kam punuar disa vite në një nga institucionet e Kosovës. Erdha në pikën kur konsiderova që kam arrit kulminacionin e marrjes së njohurive në këtë fushë dhe në të njëjtin vend nuk ofrohen mundësi të ngritjes së kapacitetit tim në këtë fushë pasi që kishin kaluar mbi 5 vite angazhim.

Hapi tjetër e njëkohësisht edhe vendimi se ku duhet vazhduar karrierën ishte kalimi në sektorin privat, sepse sipas planifikimit më duhej të sfidohesha me kompani të ndryshme dhe sipas planit tim kjo ishte mënyra se si mund të ngritëm në këtë fushë. Ashtu edhe ndodhi, ballafaqimi me projekte të ndryshme më bëri që të sfidohem e kjo të shndërrohet në eksperiencë. Por, që të arrihet një karrierë e kënaqshme duhet edhe ta mendojmë stabilitetin në kompani. Personalisht mendoj se për të thënë që keni arritur stabilitet në punë duhet të paktën të kaloj një dekadë, pra kur i ofrohemi 10 vjeçarit në një kompani mund të konsiderojmë që kemi bërë arritje. Fatmirësisht unë jam në prag të përjetimit të kësaj arritjeje.

Tani pika e radhës që po synoj të vazhdoj sipas planit të bërë është shpërndarja e njohurive tek të tjerët në fushën e PR-it bazuar në eksperiencën time kontrete. Vetëm kështu do të jem e kompletuar bazuar në atë se krijimi i kuadrove të reja është sukses personal dhe i kompaninë në veçanti.

Sherife Kciku Vishaj,
Menaxhere e Marredhenieve me Publikun / PR Solutions